Fëmija 3 vjeç harrohet në autobusin e shkollës, humb jetën pas disa orësh në diell

Një fëmijë 3-vjeç humbi jetën brenda një autobusi shkolle, pasi u harrua nga drejtuesi i mjetit brenda tij.

Një dramë e vërtetë u konsumua pas një shëtitje me ‘Discovering Me Academy’, një qendër në Houston, të Texas, SHBA.

Fëmija u harrua nga drejtuesi i mjetit, për shkak se mendohet se ishte në gjumë.

Drejtuesi i mjetit e parkoi autobusin, por duke qenë se temperaturat i kaluan 40 gradë, brenda mjetit u nxehën edhe më shumë, duke rezultuar vdekjeprurëse për fëmijën.

Babai i vogëlushit shkoi për të marrë fëmijën rreth orës 18.30, pas tre orësh që mjeti ishte parkuar, dhe fatkeqësisht për të voglin nuk kishte asgjë për të bërë.

Drejtuesi i mjetit që shoqëronte fëmijët në ekskursionin e së dielës, u shoqërua në polici.

https://edition.cnn.com/videos/us/2018/07/20/child-dies-in-hot-day-care-bus-texas-mxp-vpx.cnn

Share With:
Translate »
736 Views