Enca i bashkohet nismës së dhurimit të gjakut për fëmijët talasemikë

Enca është kritikuar dhe thumbuar gjithmonë si për aftësinë e saj si këngëtare ashtu edhe për pamjen e jashtme. Megjithatë ajo numëron mbi 1.5 milionë ndjekës në llogarinë e saj në Instagram duke e bërë shqiptaren më të klikuar dhe si rrjedhojë më të dashur. Por sot, ndryshe nga herët e tjera, Enca e ka përdorur llogarinë e saj për të sensibilizuar njerëzit për dhurimin e gjakut në ndihmë të fëmijëve që vuajnë nga talasemia. Në këtë mënyrë ajo i bashkohet nismës “Edhe unë dua të jetoj” e cila lindi në janar të vitit 2016 si bashkëpunim i klinikës KEIT me Kryqin e Kuq Shqiptar. Datat e rradhës të dhurimit të gjakut janë 29 dhe 30 gusht në ambientet e klinikës KEIT, nga ora 11:00 deri në orën 19:00. 
Përgjigjuni edhe ju kësaj thirrjeje për ndihmë njësoj si Enca! Dhuroni gjak, shpëtoni jetë! /Kids’ Time

Share With:
Translate »
863 Views