“Ëndërroj të mos jetoj në çadër”, historia e trishtë e 11-vjeçares që e braktisi e ëma

Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” ka sjellë gjithmonë raste të dhimbshme të familjeve shqiptare të cilat jetojnë në kushte të vështira jetese dhe kërkojnë ndihmë nga populli i tyre.

Së fundmi, është paraqitur një rast prekës i dy fëmijëve të mitur, të cilët jetojnë vetëm me babain, Pajazitin, pasi e ëma i kishte braktisur. Ata do ta kalojnë dimrin në një çadër të improvizuar, pasi nuk kanë asnjë mundësi ekonomike për të rregulluar kushtet e jetesës së tyre.

“Nuk kam mundësi ku ti bëj detyrat e shtëpisë. Mami ka ikur, na ka lenë, shumë vështire është të jetosh këtu. Dua te kem shtëpi të bëj detyrat të ndihmoj babin, jam e mërzitur me këto kushte. I them shqiptareve të na ndihmojnë mos të jetojmë në ketë çadër.”- është shprehur Liriona, 11-vjeç.

“Tani nis dëbora, fëmijët kanë ftohtë.  Vetëm një dhomë dua që ata të mësojnë. Nuk di çfarë të bëj në këto kushte.”- tregon babai i tyre.

Share With:
Translate »
623 Views