Hailey Baldwin flet për herë të parë për mëmësinë, këto janë planet e modeles

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë ndër çiftet më të komentuar të momentit. Pavarësisht se ata janë duke u përpjekur që të qëndrojnë larg thashethemeve ata kanë bërë xhiron e internetit. Pas martesës së fshehtë, është përfolur se dyshja  së shpejti do të bëhen prindër, madje kishte edhe dis zëra të cilët shpreheshin se Hailey ishte shtatzënë.
Pas shumë spekulimeve, Hailey ka vendosur të flasë dhe ti japë fund thashethemeve.  “Zgjerimi i familjes nuk do të ndodhë së shpejti,” ka thënë Hailey për ‘Vogue Arabia’.

“Unë i dua shumë fëmijët dhe mezi po pres të kem fëmijët e mi. Po e them këtë gjë tani, sepse ky është një realitet më i afërt tani”, ka vazhduar ajo më tej.

Share With:
Translate »
611 Views