Fansat shpërthejnë ndaj Kourtney Kardashian: “Nënë e tmerrshme”

Fansat e Kourtney Kardashian e kanë kritikuar ashpër yllin televiziv pasi sipas tyre ajo ka lënë pas dore fëmijët e saj, duke shijuar udhëtime të ndryshme me të dashurin e saj të ri. Kardashian momentalisht është duke shijuar disa pushime me të dashurin më të ri në moshë, Younes Bendjima, në Egjipt. 38-vjeçarja, e cila ka tre fëmijë me ish-partnerin e saj Scott Disick, ka postuar disa fotografi të pushimeve të saj në rrjetet sociale. “Eshtë shumë e trishtueshme që fëmijët rriten me dadot. Kur je nënë me fëmijë, qejfet janë më të pakta”, shkruan një komentues. “Je një nënë e tmerrshme. Shpresoj që fëmijët të të falin. Djali yt i madh do të shohë të gjitha fotot e tua dhe të dashurit. Jeta e tyre do jetë më mirë pa ty”,  shkruan një tjetër.

it still feels like a dream

A post shared by Kourtney Kardashian (@kourtneykardash) on

 

Share With:
Translate »
741 Views