Si duhet ushqyer fëmija për herë të parë pas qumështit të gjirit?

Foshnjët janë gati për të filluar ushqim të zakonshëm në periudhën nga 4-6 muaj, vetëm dhe vetëm kur paraqesin shenjat e duhura të cilat janë:

Foshnja është në gjendje të komandojë kokën anash dhe lart – poshtë.
Gëlltitet duke përdorur edhe pjesën e parme të gjuhës.
Tregon interes ndaj ushqimit të më të rriturve të pranishëm.

Rregullat bazë

Mosha 4-6 muaj

Filloni drithrat e gatshëm të pasuruar me hekur, të përgatitur enkas për këtë moshë, të shoqëruar me qumështin e gjirit ose formulës ose ujë.

Filloni mishin e kuq të bluar shumë imët, fasulet, zarzavatet dhe frutat të bluara në formë pureje të hollë dhe nga pak. Kjo moshë paraqet rrezik të lartë të mungesës së hekurit dhe për këtë arsye rekomandohen mishi dhe legumet.

Bananet, mollët e ziera, dardhët, patatet e embla dhe mielli i orizit janë ndër më miqësoret si fillim.

Mosha 6-8 muaj

Filloni perime dhe fruta te shtypura si dhe leng frutash të holluar, në sasi të vogla.

Mosha 8-10 muaj

Filloni bukë dhe drithra të tavolinës (ushqime që konsumohen edhe nga të rriturit por sigurisht në formë të zbutur)

Filloni kosin.

Filloni copëza zarzavatesh dhe frutash të gatuara deri sa të bëhen të buta.

Gradualisht filloni pjesë të plota mishi, djathi, gjellësh, vezësh, dhe fasule të shtypura.

Mosha 10 – 12 muaj

Filloni te pasuroni ushqimin me larmi më të madhe dhe gradualisht rrisni sasinë e ushqimit.

Share With:
Translate »
648 Views