Fëmijës tregoi që po ndëshkon veprimin, jo atë

Ndëshkimi i fëmijës duhet të jetë i përcaktuar në kohë dhe se kush ishte veprimi, që u bë shkak të merte këtë dënim. 
Dënimi duhet ta bëjë fëmijën të mendojë dhe jo të ndihet i keq dhe të ngecet në ujrat e dyshimit. Tmerri i dyshimit, është shumë i njohur dhe i studiuar në të gjitha moshat. Dëmi i tij është i pallogaritshëm, sidomos në fëmijëri, prandaj specialistët insistojnë që fëmijës i duhet treguar dhe folur për çdo gjë që do ti ndodhë. Nuk duhet lënë nën trysninë e fantazisë së manipuluar nga tmerri i dyshimit, se çfar do ti ndodhë dhe çfar ka bërë, pse ishte kaq e keqe ajo që bëri, e me rradhë….. 
Mos e harroni, fëmija po rritet, dhe shumë veprime edhe pse mund të bëhen me qëllim nuk janë për të bërë keq, por për të tërhequr vëmëndjen, se është keq. 
Fëmijës i duhet treguar me fjalë dhe veprim, që ndëshkohet veprimi dhe jo ai, fëmija. Fëmija duhet të jetë i qartë për ndëshkimin. Duke mos qenë i qartë ai dyshon për gjithshka, që është i keq, që nuk e duan dhe, që është i pazoti. Kur fëmija nuk e di se për çfarë ndëshkohet dhe sa kohë do të ndëshkohet, ai pushtohet nga paniku, apo “tmerri i dyshimit”. Kur e ka të qartë se përse, kupton se ka disa gjëra, që janë në dorë të tijë dhe ai mund ti evitojë që të mos gjëndet në telashe. Kështu mëson përzgjedhjen dhe rëndësinë e veprimeve. Koha e dënimit është një minut për vit moshë. Nëse është 2 vjeç vetëm 2 min, nëse është tre vjeç vetëm tre min. Kujdes, mos harroni të shkoni te fëmija sa po të mbushet koha e caktuar për dënimin. Vonesa për ti thënë fëmijës se mbaroi koha e dënimit, bën vetëm dëm. Tregon vetëm neglizhim dhe prepotencë nga ana e të rriturit. Lira Gjika

Share With:
Translate »
688 Views