Fëmijët e çiftit të famshëm nuk do të marrin dhurata këtë Krishtlindje

Mila Kunis dhe Ashton Kutcher po fillojnë një traditë të re në shtëpi këtë Krishtlindje. Aktorët, të cilët luajtën në “That ’70s Show” së bashku, nuk planifikojnë t’u japin fëmijëve të tyre, Wyatt 3-vjeçare dhe Dimitrit 10-muajsh, dhuratat për Krishtlindjet në dhjetorin e këtij viti. “Vitin e kaluar kur kemi festuar Krishtlindjet, Wyatt ishte 2 vjeç dhe ishte shumë i entuziazmuar,” tha Kunis. “Ne nuk i dhamë asgjë por ishin gjyshërit ata që nuk i kursyen dhuratat. Ajo nuk di ta çmojë një dhuratë. Fëmijët as nuk e dinë se çfarë dëshirojnë, ata vetëm dëshirojnë të marrin dhurata pa dhënë asgjë në shkëmbim”. Kunis dhe Kutcher janë dakord me gjyshërit që i ofrojnë nipërve dhurata, por gjithashtu dëshirojnë t’u tregojnë fëmijëve të tyre se si të paguajnë përpara se të marrin diçka. /KidslTime/

Share With:
Translate »
695 Views