Burri me aftësi të kufizuara abuzon seksualisht me 2-vjeçaren
Një burrë me aftësi të kufizuara është arrestuar pasi u kap duke sulmuar seksualisht një vajzë të vogël në tualetin e Chick-Fil-A në Florida.
David Gray, 35 vjeç u kap duke abuzuar me 2-vjeçaren në tualetin e një restoranti në Orlando. Një klient pa vogëlushen me Gray dhe njoftoi menjëherë policinë.
Dëshmitari pohoi se ai e pa vajzën e zhveshur nga beli e poshtë dhe kur Gray e vuri re i tha: “Do të të vras ty.”
35-vjeçari nxitoi që të largohej me shpejtësi kur kuptoi që një klient tjetër po afrohej aty. Kur po e bënte këtë abuzim, ai po qëndronte në karrige me rrota, por nuk dihet nëse ka patur probleme serioze.
Ndërkohë gjendet pas hekurave për të pritur vendimin e gjykatës.