Fëmijët e femrave që kanë kaluar kimioterapinë i ndiejnë pasojat disa vite më vonë

Efektet e shërimit intensiv janë të njohura, mirëpo ky hulumtim i ri është i pari i cili tregon dëmin të cilin e trashëgon gjenerata e ardhshme. Shkencëtarët kanë zbuluar që pasardhësit e femrave të cilët u janë nënshtruar kimioterapisë para shtatzënisë kanë shanse 70% më pak që vetë të lindin fëmijë. Efektet e shërimit intensiv në aftësinë riprodhuese të pacientes janë mirë të njohura, mirëpo ky hulumtim i ri është i pari që tregon dëmin të cilin e trashëgon gjenerata e ardhshme. Ekspertët besojnë që barnat për kimioterapi, të cilat depërtojnë në qarkullim gjaku dhe përhapen në tërë trupin, mund të ndryshojnë informacionet gjenetike të qelizave trashëguese. Efekti i këtillë nuk është shënuar te fëmijët e meshkujve të sëmurë nga kanceri, me siguri për shkak të faktit që sperma vazhdimisht rigjenerohet, ndërsa femra lind me të gjitha vezoret të cilat do t’i ketë ndonjëherë. Femrat e shëruara nga kanceri derisa kanë qenë në moshë riprodhuese, gjithnjë e më shumë nxiten në ruajtjen e aftësive të tyre riprodhuese me ngrirje të thellë të qelizave vezore. Rezultatet e studimit të Universitetit në Utah kanë zbuluar që fëmijët të cilët janë lindur pasi që nënat e tyre janë trajtuar me kimioterapi, kanë pasur 72 për qind më pak fëmijë në krahasim me popullatën e përgjithshme. Sa për krahasim, fëmijët e prindërve të cilët i janë nënshtruar të njëjtit tretman, kanë pasur vetëm dy për qind më pak fëmijë. Rezultatet theksojnë rëndësinë e ofrimit të shërbimeve në ruajtjen e aftësisë riprodhuese para kimioterapisë të gjitha pacienteve të cilat janë me kancer në moshën riprodhuese, ndërkaq dëshirojnë të kenë fëmijë dhe nipër në të ardhmen.

Share With:
Translate »
914 Views