Fëmijët e oligarkëve rus martohen në dasmë përrallore

Kur bëhet fjalë për familjet më të pasura të Rusisë, sigurisht që shpenzimet nuk merren parasysh. Lolita Osmanova dhe Gaspar Avdolyan kanë kurorëzuar dasmën e tyre në një dasmë përrallore që ka kushtuar rreth 10 milionë dollarë. Lolita është vajza e biznesmenit, Eldar Osmanov ndërsa Gaspar është djali i milionerit Albert Avdolyan. Cifti zgjodhi teatrin hollivudian ‘Dolby’ ose thënë ndryshe shtëpinë e cmimeve Oscar në Los Angeles për të zhvilluar ceremoninë e tyre. Shpenzimet kishin një vlerë marramendëse ku vetëm dekori i luleve ka kushtuar 500 mijë dollarë. Një gjë që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte performanca e yllit të popit, Lady Gaga e cila e bëri natën më speciale.

Share With:
Translate »
900 Views