A i ka uruar Oltën, Kiarën dhe Luizin për bebet? Efi Dhedhes flet pa dorashka

Një tjetër e ftuar në “Top Arena” ka qenë dhe Efi Dhedhes. Ajo ka folur më tepër rreth jetës së saj profesionale, private madje ka zbuluar dhe se si e ka marrëdhënien me disa prej personazheve të njohur.

Nuk i ka shpëtuar disa prej pyetjeve pikante të bëra prej moderatores Alesia Bami, teksa kjo e fundit e ka pyetur për Luiz Ejllin, Kiara Titon, Olta Gixharin…

Pjesë nga intervista:

A është e vërtetë në që intervistë flet vetëm për Luiz Ejllin?

Efi: Po më pyetët do përgjigjem, ça të bëj sikur nuk ekziston?

Do i futesh muzikës së shpejti?

Efi: Po, mirëpriteni, del në 27 korrik.. ça thua moj zemër. Nuk është e vërtetë, nuk kam lidhje me muzikën dhe dua të bëj gjëra që i shkojnë formatit tim.

A ke në plan për një shtatëzani?

Efi: Kur të vijë momenti, nuk bëhet shaka me këtë gjë…

A ke i vajtur Kiarës për urim për lindjen e vajzës?

Efi: Nuk i kam vajtur, por i kam nis një urim
Po Olta Gixharin e ke uruar?

Efi: Jo, por mund ta uroj edhe LIVE se është gjë shumë e bukur por më duket falso sepse unë nuk flas me atë, por e uroj edhe live: O Zot me jetë të gjatë dhe me të tretin ishallah.
A i ke shkruar Heidi Bacit pas finales.

Efi: Jo, por më ka pëlqyer shumë, do i thoja fjalët më të bukura.

Futbollisti Bajrami të ka shkruar tri ditë më parë ?

Efi: S’po flas më mirë.

Share With:
Translate »
73 Views