Flokët e fëmijëve të aktores bëhen mollë sherri në internet!

Megan Fox-in, përveçse si aktore e njohim edhe për super mami të tre vogëlushëve. Që siç i shihni, kanë trashëguar prej së ëmës tiparet më të bukura.

Por të gjithë e dimë, që gjithnjë njerëzit kanë diçka për të thënë dhe këtë e bëjnë shumë më lehtë nëpër rrjete sociale.

Javën e kaluar ajo postoi një foto të djemve të saj teksa shijonin një ditë pushimi në plazh. Aq u desh dhe njerëzit nuk i kanë kursyer aspak komentet e tyre rreth pamjes.

“Sa gjynah të vegjëlit! Duket sikur po kanë paruke.”- shkruan dikush.
“Oh Zot, unë kam menduar gjithnjë që t’i ke dy vajza.”

Këto dhe shumë të tjera të këtij tipi kanë qenë komentet drejtuar aktores për djemtë e saj, që sipas njerëzve duken si vajza për shkak të fokëve.

Për fat të mirë, ka patur dhe reagime që i kanë dalë krah Megan-it duke thënë se janë komentet më idiote që mund të bëjë dikush.
“Çfarë dreqin keni njerëz? Janë thjesht flokë. Djemtë, burrat kanë patur flokë të gjatë që prej fillimit të njerëzimit. Uleni përpara një kompjuteri dhe harroni se jeni duke u tallur me disa fëmijë. Nuk janë fëmijët tuaj, flokët e tyre s’ju ndikojnë fare, kështu që boll.”- përgjigjet i revoltuar një nga fansat e aktores, e ndërsa vetë ajo sigurisht që nuk i ka dhënë kurrfarë rëndësie një detaji të tillë…

Share With:
Translate »
908 Views