Flori shtron të birin në spital, por shpërthen keq ndaj insitucionit

Virozat e stinës duket se kanë kapur edhe vogëlushin Glauk, të birin e aktorit të Portokallisë Florian Binaj. Me sa duket vogëlushi nuk e ka kaluar dot vetë dhe prindërit janë detyruar ta dërgojnë në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm. Këtu nis kalvari i vuajtjeve për familjarët, dhe kur arrin të ankohet një njeri i medias, ekonomikisht në gjendie të mirë, figurë publike që mund të bëjë kollaj vend në shoqëri, imagjinoni një njeri të thjeshtë dhe të varfër në Shqipëri i cili ka fëmijën e sëmurë. Lexoni revoltën e drejtë të aktorit:

“TURP!Për shkak se spitali shtetëror s’kishte vënde, u detyruam të çonim djalin në një spital privat që mban emrin e një shteti që ne shqiptarët e duam shume, i cili nga reklamat që bën, të bën të mendosh që aty mbarojnë hallet, por në fakt aty filluan…Çmimet stratosferë ishin gjeja më normale.Pasi paguam 120€ vetëm fjetja pa përfshirë ilaçe, as konsulta etj, në 12 të natës u detyrova te dal rrugeve të gjej ndonje lokal hapur për të ngrohur ujin për qumshtin e djalit sepse ky spitali privato-sakat NUK kishte një mikrovalë ose një zgjidhje për të ngrohur ujin për bebet…natën po ashtu, askush nuk trokiti në derë për të pyetur si është fëmia?
Paturpshmëria vazhdon në mëngjes që na kerkuan ti bëjmë lloj lloj analizash dhe ekzaminimesh me çmime borgjeze dhe pastaj ta çojmë në shtet sepse: ne nuk i trajtojme dot këto raste prandaj i çojmë në shtet…
E përmbledhur shkurt, të mbajnë me zorr aty që të paguash lekë kot pa të shëruar sepse në fund, tek shteti të përcjellinn…TURP!!!Mjer ne ku jetojmë sepse si unë jam i bindur që ka shumë të tjerë që janë rrjepur pa u shëruar, mashtruar pa u thënë e vërteta nga këto spitalë që shteti në vënd ti kontrollojë, mjaftohet që u merr ndonjë qera ose taksat se shendeti i shqiptarëve, taksirat i tyre jo i shtetit…TURP!”

https://www.instagram.com/p/Beia8aGFEs9/?taken-by=florjanbinaj

Kaq ka mjaftuar që të shpërthejnë komëntët nga njerëzit me të njëjtin problem si dhe ka nxitur aktorin të publikojë edhe foton më poshtë: /Kids’Time/

El spitalero privato!

A post shared by @ florjanbinaj on

Share With:
Translate »
1243 Views