Gjenden të vrarë 2 fëmijë në makinë, arrestohet nëna 21-vjeçare

Një grua është arrestuar në Arizona dhe akuzohet për vrasje të dyfishtë, pasi dy fëmijët e saj të vegjën u gjetën të pajetë në një makinë.

Sipas zyrës së sherifit në Pinal County, 21-vjeçarja Brittany Velasquez dyshohet se ka vrarë vajzën e saj 10 muajshe dhe djalin 10 vjeç në Superior, rreth 97 kilometra në lindje të Phoenix.

Fëmijët u gjetën të lidhur në sediljet e një makinë në shtëpinë e familjes. Trupat e tyre pritet t’i nënshtrohen autopsisë për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Sipas amerikanes Fox10, të afërmit e 21-vjeçares kishin kërkuar disa herë nga autoritetet që të kontrollonin gjendjen e të miturve, për shkak se Velasquez ishte e paqëndrueshme mendërisht.

Nuk dihet ende sesi përfunduan fëmijët në automjetin ku u gjetën, ashtu sikurse për motivet që e çuan nënën e re t’i merrte jetën dy fëmijëve të saj të mitur.

Share With:
Translate »
635 Views