Gjendet foshnja e mbuluar nga milingonat

Një foshnje e sapolindur është shpëtuar nga një kazan plehrash, ku u gjet e hedhur në një qese plastike, e mbuluar me milingona. Policia në Bhopal të Indisë beson se ajo mund të jetë braktisur nga prindërit e saj, sepse ishte e gjinisë femër dhe jo djalë. Sipas “DailyMail”, ajo u gjet nga një kalimtar i cili dëgjoi të qarat e foshnjes nga brenda koshit të mbeturinave. “U trondita kur pashë kokën e një fëmijë brenda një qeseje plastike”, tha ai. “Milingonat kishin mbuluar gjithë kokën dhe trupin e saj.” Ai kërkoi ndihmë nga dy miq të tij, me të cilët pastroi foshnjen nga insektet dhe e dërgoi atë në spitalin më të afërt. 

Share With:
Translate »
1489 Views