Gjesti prekës i policit për fëmijën që i kërkoi t’i kthente nënën e ndjerë
Kjo është historia prekëse e një vogëlushi që humbi nënën e tij. Ajo shkoi një mëngjes në spital, për të mos u kthyer më kurrë në shtëpi. Babai u përpoq t’i shpjegonte 5- vjeçarit, se ajo tashmë ndodhej në qiell, por vogëlushi e pati të vështirë ta kuptonte, se përse ajo nuk po kthehej ende. I shqetësuar se mos i kishte ndodhur diçka e keqe, ai një natë telefonon në polici dhe kërkon ndihmë.
Atë natë në telefon u përgjigj një polic i vjetër në punën e tij me emrin Tom Li, i cili fillimisht kujtoi se bëhej fjalë për një telefonatë tallëse dhe iu drejtua fëmijës me fjalët “e di që të telefonosh në polici për t’u tallur është e jashtëligjshme dhe për këtë dënohesh në gjykatë?” Por gjithsesi ai i kërkoi fëmijës t’i përshkruante pamjen e nënës dhe pas fjalëve “ajo është shumë e bukur, por flokët e saj kanë çdo ditë ngjyra të ndryshme”.
Ai e kuptoi se nuk bëhej fjalë fare për një shaka, bëhej fjalë për një fëmijë nëna e të cilit kishte ndërruar jetë dhe me siguri për shkak të një tumori!
Kështu ai mori frymë thellë dhe filloi ta dëgjonte qetësisht.
Xhek i shpjegoi policit të gjitha ato që babai i kishte thënë, dhe nga çdo fjalë që dilte në mënyrë shumë paqësore nga goja e fëmijës, burri ndihej gjithmonë e më shumë i pushtuar nga trishtimi. Ai ishte vetë prind dhe e kuptonte trishtimin si edhe konfuzionin që Xhek ndiente, prandaj vendosi të bënte diçka për të. Ai e këshilloi të shkruante letra dhe t’ia dërgonte nënës në qiell duke e lidhur pas një tullumbace të kuqe.
Kaluan muaj. Letrat që Xhek niste shprehnin qartë dhimbjen e tij, mungesën e nënës dhe asnjë përgjigje. Një natë Tomi ndodhej sërish në zyrën e tij, dhe ndërsa bie telefoni e kupton që ishte zëri i Xhek. Ai ishte i dëshpëruar sepse nëna nuk i kishte kthyer përgjigje për shumë muaj. Burri e ruajti qetësinë dhe i premtoi se shumë shpejt nëna do të mund t’i shkruante sepse ndoshta ndodhej në një udhëtim dhe kjo e vështirësonte pak punën. Ai i kërkoi të priste dhe ndërkaq bisedoi me të gjithë të afërmit, mësuesit e Xhek për të mbledhur sa më shumë detaje rreth tij dhe jetës që bënte.
Ndërsa Xhek një ditë qëndronte i trishtuar në shtëpi, shikon një eskortë policie që afrohej drejt shtëpisë së tij, varur sipër makinave dhe motorrëve kishte një mori tullumbacesh të kuqe. Tomi i shpjegoi djalit të vogël se të gjitha këto ishin nga nëna e tij, se ajo ishte tepër e lumtur për letrat që kishte marrë dhe se dëshironte që ai t’i dërgonte të tjera, sa më shumë. Ai madje kishte edhe një letër për vogëlushin në të cilën “nëna” shkruante se ishte tepër e lumtur me ecurinë e tij në shkollë, me arritjet e tij, se ishte shumë e lumtur që e kishte atë djalë, nuk la pa përmendur asnjë detaj në mënyrë që djali të ndihej sa më pranë nënës së tij.
Kjo histori ka bërë xhiron e botës dhe gjesti i policit është vlerësuar si mbresëlënës.