Gjimnazistët bëjnë ujëvarë letrash me rastin e mbarimit të shkollës (Video)

Në një gjimnaz të Chandler në Arizonë të SHBA, pasi ra zilja e fundit e vitit shkollor nxënësit që mbaruan studimet kanë vendosur të festojnë me një sasi të madhe letrash në shkallët e shkollës.

“Lamtumira” origjinale e fiksuar në smartphone nga vetë gjimnazistët, është publikuar nga njëri prej tyre në Twitter dhe është parë me mijëra herë.

Në video duken me qindra letra që bien nga katet e mësipërme të shkollës duke krijuar një ujëvarë të vërtetë letrash. Në këtë moment nxënësit bërtasin, kënaqen dhe hedhin në ajër letrat mbi të cilat kanë studiuar gjithë vitin.

Video ka pasur mjaft sukses në rrjet. Mijëra përdorues e kanë shpërndarë dhe ka dhe nga ata që pyesin: Kush e ka pastruar? Për ti qetësuar ka menduar vetë studenti: “Mos u shqetësoni, menduam ne për ta pastruar”. /Top Channel

Share With:
Translate »
1005 Views