Natalie Portman zbulon për herë të parë fytyrën e vajzës së saj

Aktorja hollivudiane Natalie Portman është fotografuar me vajzën e 3-muajshe, Amalia Millepied, ditën e martë më 30 maj në Los Angeles. Kjo është hera e parë që fytyra e Amalia-s është zbuluar për aparatët.

Në disa foto të publikuara “online”, Natalie shihet teksa mban në krah vajzën e saj të vogël. E veshur thjesht, aktorja është parë më pas ta vendosë vajzën në sediljen e pasme të makinës pas kësaj shëtitje të shkurtër. Është shumë herët për të zbuluar se kujt i ngjan vogëlushja…

Share With:
Translate »
1038 Views