Gjinekologët ngrenë alarmin, ja rreziku që vjen nga përdorimi i pilulave kontraceptive

Një studim i ri ngre alarmin se pilulat kontraceptive mund të kenë efekte anësore më të rrezikshme sesa ishte menduar më parë.
Një ekip kërkimor në Universitetin e Miçiganit, pas shumë hulumtimesh ka dalë në përfundimin se pilulat kontraceptive ulin nivelet e hormoneve tek femra, e këto hormone të marra prej pilulave rrisin rrezikun e kancerit të gjirit. Duke analizuar shtatë pilula të cilat përdoren më shpesh, në katër prej tyre ata konstatuan më shumë se katërshin e niveleve të progestinës, një formë sintetike e progesteronit tek gratë. Një pilulë rrit ekspozimin ndaj etinil estradiolit, një estrogjen sintetik i lidhur fort me kancerin e gjirit. Progesteroni dhe estrogjeni prodhohen nga dy vezoret dhe nivelet e tyre ndryshojnë natyrshëm gjatë ciklit menstrual, e ndërsa pilula zëvendëson këto hormone. Biologia Beverly Strassmann, e cila udhëhoqi studimin, tha se qëllimi i studimit ishte për të provuar nëse versionet sintetike rrisin ose ulnin ekspozimin hormonal në krahasim me atë që gratë mund të merrnin nga vezoret e tyre. Për të kryer studimin, ekipi hulumtues analizoi të dhënat nga 12 studimet e mëparshme që matën sasinë e estrogjenit dhe progesteronit gjatë ciklit menstrual tek gratë që nuk po merrnin pilulën. Profesoresha Strassmann krahasoi nivelet e përgjithshme të estrogjenit dhe progesteronit në këto gra me nivelet totale të hormoneve sintetike, progestin dhe estradiol, tek gratë që merrnin një nga disa tableta të kontrollit të lindjes, të përshkruara zakonisht për 28 ditë. 
“Është shumë e rëndësishme të dimë nëse kontracepsioni hormonal e përkeqëson këtë rrezik”, tha Straussman. Tek gratë amerikane, kanceri i gjirit është lloji më i zakonshëm i kancerit dhe shkaku i dytë kryesor i vdekjes. Dëshmitë tregojnë se një periudhë e zgjatur e niveleve të larta të estrogjenit, për shembull gjatë shtatëzanisë ose tek gratë mbi peshë, mund të shkaktojnë rritje të qelizave abnormale.

Share With:
Translate »
738 Views