U arratis me një djalë, 12 vjeçarja vritet nga familja për shkak të ‘nderit’

Historia e një 12 vjeçareje nga Pakistani që u vra nga familja e saj, pasi u arratis me një djalë, po bën bujë në mediat ndërkombëtare. Vajza me emrin Naghma ka lënë shtëpinë e saj në fshatin Kadej, më 23 qershor, përpara se të ndalohej nga zyrtarët e sigurisë. Zyrtarët lokalë njoftuan se Naghma i është dorëzuar familjes, e cila u premtoi forcave të sigurisë së vogëlushja nuk do të lëndohet Por, zyrtarët thanë se vajza është vrarë “për shkak të nderit”, më 27 qershor, nga familja e saj. Një banor lokal tha se vajza është qëlluar për vdekje. Muhammad tha se vrasësit e dyshuar  në mesin e tyre xhaxhai i Naghmas dhe djali i tij, janë arrestuar. Por rasti i Naghmas nuk është i vetmi. Vrasjet për shkak të nderit u marri jetën qindra vajzave të reja cdo vit në këtë vend. 

 

Share With:
Translate »
878 Views