Gjykatësi i heq të drejtën një babai të shikojë të birin sepse nuk është vaksinuar

Një baba kanadez i cili nuk është vaksinuar kundër Covid-it ka humbur përkohësisht të drejtën për të parë fëmijën e tij 12 vjeçar.

Një gjykatës vendosi se vizitat e tij nuk janë në “interesin më të mirë të fëmijës”.

Ky vendim erdhi pas një kërkesë të babait për të zgjatur kohën e vizitës gjatë pushimeve.

Vendimi është i pari që privon një prind nga të drejtat e tij për arsye imunizimi.

Vendimi i gjykatësit, i marrë në fund të muajit të kaluar në provincën e Quebec, pezullon të drejtat e babait për vizitë deri në shkurt, përveç nëse ai vendos të vaksinohet.

Nëna, e cila kundërshtoi kërkesën fillestare të babait për të zgjatur kohën e vizitës, i tha gjykatës se së fundmi kishte zbuluar se ai ishte i pavaksinuar, nga postimet e tij në mediat sociale ku tregonte se ai ishte kundër vaksinave.

Nëna jeton me një tjetër partner dhe dy fëmijë më të vegjël, që për shkak të moshës nuk mund të vaksinohen.

Quebec njoftoi në fillim të kësaj jave se do të vendoste gjoba për banorët që nuk vaksinohen kundër Covid-19, pasi është një nga zonat me numrin më të lartë të vdekjeve nga Covid në Kanada.

Share With:
Translate »
16 Views