Gratë shqiptare duan shumë fëmijë, por sa lindin në realitet?

Gratë shqiptare, do të donin të lindnin më shumë fëmijë nga sa lindin në të vërtetë. Në një artikull të publikuar në Monitor.al, thuhet se sipas të dhënave të Bankës Botërore, indeksi i dëshirës për të lindur fëmijë  “ Wanted fertility rate” , ishte 1,6 fëmijë për grua në vitin 2018, kurse sipas INSTAT lindjet reale ishin 1,37 fëmijë për grua në të njëjtin vit.

Kjo shifër vjen si pasojë e pamundësive ekonomike për të zgjeruar familjen, gjë që i “detyron” gratë të mos kenë numrin e fëmijëve që do të donin të kishin.

Përpos kësaj, është vënë re një tjetër fenomen. Ndryshe nga gratë, një pjesë e mirë e burrave nuk duan të kenë fëmijë. Në 2019-ën, INSTAT përmes anketës Demografike të Shëndetit arrriti në përfundimin se 42% e burrave të moshës 15-49 vjeç nuk duan të kenë fëmijë, krahasuar me vetëm 4% të grave.

Një disbalancë në dëshirën për të patur fëmijë mes burrave dhe grave e bën edhe më të vështirë projeksionet e lindshmërisë.

Në vitin 2018, Shqipëria u rendit ndër vendet me normën më të ulët të lindshmërisë në Europë, duke lënë pas vetëm Greqinë, Qipron, Italinë, Spanjën, Maltën dhe Ukrainën.

Norma e fertilitetit në Shqipëri është e dyta e u ulëta nga vendet e tjera në Ballkan, me 1.37 lindje për grua, në raport me 1.42 në Maqedoninë e Veriut, 1.76 në Mal të Zi, 1.49 në Serbi. Më e ulëta, kjo normë është në Bosnjë Hercegovinë, me 1.3 lindje për një grua, ndërsa më e larta është në Kosovë, me 1.65.

Burimi: Monitor

Share With:
Translate »
303 Views