Greqi/ Prindërit shqiptarë ikin për të mbledhur ullinj, humb jetën foshnja 9-muajshe

Një tragjedi ka shokuar komunitetin lokal në Kretë. Një fëmijë 9 muajsh ka dhënë frymën e fundit në spitalin e Iraklio. Burime për Report Tv bëjnë me dije se fëmija ishte shqiptar, dhe kishte dy prindër shqiptarë, të cilët e kishin lënë nën kujdesin e gjyshes, pasi ishin larguar nga shtëpia për të shkuar dhe për të mbledhur ullinj.

Mediat greke shkruajnë se foshnja u dërgua menjëherë në spital, por pavarësisht se mjekët e futën në inkubator, ai nuk ia doli. Foshnja ishte i gjinisë mashkullore dhe dyshohet se shkak për vdekjen e tij ishte bërë një ushqim të cilin e kishte futur të papërtypur në gojë.

Share With:
Translate »
787 Views