Jo vetëm kundër Meghan-it, mbretëreshës nuk i paska pëlqyer as Kate
Kur i sheh të fotografuara së bashku duket sikur mbretëresha dhe Kate kanë një kimi mes tyre. Në fakt, nuk paska qenë gjithmonë kështu. Le të themi që Kate nuk ka qenë e preferuara e saj për të qenë nusja e nipit. Ndërkohë që Meghan nuk i ka pëlqyer për shkak të së shkuarës së saj, edhe për Kate-in mbretëresha ka pasur disa rezerva.
Sipas një rrëfimi që Phil Dampier, reporter i familjes mbretërore, ka bërë për Express, mbretëresha mendonte se Kate nuk po bënte mjaftueshëm për të qenë nusja e William-it. Tingëlllon paksa e rëndë, por ndoshta mbretëresha po tregohej protektive ndaj nipit të saj ose thjesht po tregohej realiste duke vënë në dukje punën e madhe që duhet të bësh për të qenë një dukeshë. Me siguri që mendimi i mbretëreshës tani duhet të këtë ndryshuar, pasi Kate është përfshirë në familjen mbretërore dhe po i bën më së miri në detyrat e dukeshës.
Mesa duket mbretëresha nuk ka fare besim në zgjdhjet e djemve të saj.