Greqi, zjarri shuan një familje çiklistësh, humbin jetën babai dhe dy fëmijët e mitur

Media greke ‘Zougla.gr’ i ka kushtuar një artikull një familje, e cila u shua nga flakët që pushtuan Rafinë dhe Matin.

Babai dhe dy fëmijët e tij, djali dhe vajza lanë frymën e fundit, duke u përpjekur të shpëtonin nga flakët.

Bëhet fjalë për ish-çiklisten e AEK, Evita Fytrou, 14 vjeçe, e cila u gjet e vdekur në det. Ajo konsiderohej si një nga talentet më të mëdha të çiklizmit.

Vetëm pas disa orësh kërkime u arrit që të gjendeshin edhe babai edhe vëllai i saj, Gregory Fitrous, 54 vjeç dhe Andreas Fitrous, 11 vjeç, dhe ky i fundit një çiklist.

Share With:
Translate »
709 Views