Gruaja ime është në muajin e tetë të shtatzënisë, nuk i largohemi uraganit Irma

Kanë pritur Irmën dhe mbi të gjitha, Xhulion, djalin e tyre, i cili mund të lindë në një ditë në tjetrën. Paolo Dal Gallo dhe gruaja e tij, Anna Galante, në muajin e tetë të shtatzanisë, jetojnë në rrugën e 67 të Majamit dhe kanë vendosur të mos largohen nga qyteti, edhe pas ardhjes së uraganit Irma.  

Nuk duan të largohen nga Miami Beach, sepse Paolo është i bindur që cikloni  do të prekë kalimthi vendin dhe do të drejtohet në Veri, ku nëse largohen do të mbeten të bllokuar  dhe  pa naftë.” Kemi vendosur të mos largohemi nga Majami edhe pse kryebashkiaku ka menduar avakuimin e qytetit, që do të thotë edhe nëse telefonojmë 911 nuk do të përgjigjet askush. Zjarrfikësit dhe infermierët nuk do të ndërhyjnë në Miami, do të ishte shumë e rrezikshme. Në fakt është një qytet fantazmë nuk shihet askush, supermarketët janë mbyllur.”

Ndoshta duke ndejtur mbyllur në shtëpi,  ata kanë bërë zgjedhjen e duhur.

“Kur ka një uragan syri i ciklonit është i paparashikueshëm. Mendohej që do të kalonte mbi Miami Beach, por si duket tani do të kalojë në zonën perëndimore të Floridës, më pas  veriut. Duke qëndruar këtu do jemi më të sigurtë sesa në mes të udhëtimit.

Share With:
Translate »
1000 Views