Helmoi vjehrrën, Marjana takon të bijën 6 muajshe në burg dhe shpërthen në lot

Marjana Cmeta është gruaja që helmoi vjehrrën e saj një vit më parë me fostoksinë.

Aktualisht ndodhet e arrestuar në burgun e grave “Ali Demi”, në Tiranë, në të cilin ditën e sotme ka pasur një vizitë nga vazja e saj 6-muajshe.
Gazetarja Klodjana Lala raporton për “BalkanËeb”, se prindërit i kanë çuar për të takuar foshnjën e saj 6-muajshme.

Burime pranë burgut konfirmojnë se nëna 21-vjeçare ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike e ka shpërthyer në lot në momentin e takimit me të bijën. Edhe pse me një peshë të rëndë mbi supe, Marjana ka marrë në krahët e saj foshnjën, e ka puthur përqafuar e ushqyer me gji, por pas 1 ore ato të dyja janë ndarë.

Foshnja, të cilës Olti Lami nuk i ka dhënë ende atësinë, e është i pavendosur nëse do ta bëjë një ditë, është marrë nga gjyshërit, prindërit e Marjanës.

Teksa ndodhej në qeli, punonjësit e burgut i kanë sqaruar se ligji e lejonte të rriste foshnjën brenda këtyre ambienteve, por Marjana është shfaqur e pavendosur. Ajo ka kërkuar kohë, e ia ka besuar të voglën prindërve.

Të njëjtat burime, thonë se e reja nuk është lënë në një qeli të veçantë, për të shmangur ndonjë tentativë të mundshme vetëvrasjeje.

Për momentin ajo ka kërkuar vetëm një kartë telefoni që të mund të pyesë për të bijën.

Kujtojmë që krimi i kryer gati një vit më parë nga Marjana, u zbulua falë këmbënguljes së Oltit, ish-bashkëshortit të saj, i cili zbuloi videon që kishte regjistruar hoxha, tek i cili nusja shtatzënë rrëfeu me detaje se si e helmoi vjehrrën. Ndonëse nuk jetonte me të, Marjana ishte e bindur që kjo e fundit i kish bërë magji dhe vendos ta vrasë. Bëhet fjalë për një rrëfim 72 minutësh, video e cila i shërbeu prokurorisë për të ngritur akuzën mbi nusen.

Share With:
Translate »
880 Views