Heroi që shpëtoi katër fëmijë nga zjarri në Fushë-Krujë

Në fshatin Zallë të Fushë-Krujës u dogj tërësisht kati i tretë i një pallati të vjetër. Në zjarr, katër fëmijë shpëtuan për mrekulli falë kurajos së një banori të zonës.

Për BalkanWeb, ai tregoi si u shpalos ngjarja:

“Rreth orës 7:00, pashë njerëzit që po shihnin lart, në katin e tretë dhe u bëra kurioz. Kur dal jashtë shikoj tym. Ngjitem në katin e tretë dhe gjej katër fëmijë shtrirë, ishin asfiksuar. Theva derën dhe i nxora,” tregon ai. “Nuk dilnin as njerëzit, i kam nxjerrë me shkelma.”

Share With:
Translate »
365 Views