Historia e nënës që kërkonte shpërblim nga fëmija

“Hajde më puth, që të ta jap lodrën”, shpërblimi që kërkon një i rritur nga fëmija është diçka e gabuar. Pediatrja Lira Gjika, përmes një historie të treguar në rrjete sociale argumenton pse kjo gjë nuk duhet bërë kurrë.

“Nëna iu drejtua vajzës së saj dy vjeç e gjysëm me një send, që fëmija e pëlqente shume dhe duke i qeshur i tha: -më jep nje të puthur që të të plotësoj dëshirën. Vajza e vogël nderpreu aktivitetin, që po bënte dhe shikonte nënën, por pa asnjë lloj mimike në fytyrë. As i afrohej nënës dhe as i largohej. Nëna i drejtohej me fjalët:- hajde pra, më jep një të puthur që të marrësh lodrën- fëmija rrinte në vend pa lëvizur. Nëna vazhdoi:-Ua kjo vajzë është e çuditshme dhe nëna e saj, që ndiqte skenën ndërhyri:- e mi dhe ti, kështu janë kalamajt. Edhe ti kështu bëje, meazallah se afroheshe, As me të mirë dhe as me të keq.

“Ua pse kështu kam bërë unë? Jo mi, unë të bindesha për çdo gjë, që ti kërkoje, se kisha frikë mos të të ngelte hatri dhe të mos mërziteshe”. Pa dashur dhe pa kuptuar, nëna e vajzës së vogël, në mënyrë automatike, përsëriste sjelljen e nënës së saj. Nëna krejt e pavetëdijshme për veprimet e veta, ankohej për sjelljen e vajzës që ishte vetëm dy vjeç e gjysëm. Kjo mënyrë të sjelluri, në pamje normale, është tregues i një edukim të mangët dhe nëpërmjet frikës të fëmijës nga nëna. Kjo kërkesë për shpërblim nga nëna, vetëm e step fëmijën dhe e vë në dyshim. Kur nëna do të shpërblehet, po të tjerët çfarë mund të kërkojnë?

Fëmija mendon se nëna është aty vetëm për të, që ta mbrojë e ti mësojë jetën, njerëzoren dhe nuk kërkon shpërblim. Nëna që bën sjellje të tilla, i mëson fëmijës se duhet ti shpërblesh të rriturit me veten. Kjo mënyrë të sjelluri nuk e lë fëmijën të besojë te nëna, dhe për pasojë, nuk do të dijë të besojë, vjerësojë dhe ta ketë të çmuar dhe ta respektojë veten e saj. Një njeri, që respekton veten dhe e vlerëson atë, respekton e vlerëson çdo njeri tjetër dhe gjithë botën”, shkruan Lira Gjika.

Share With:
Translate »
89 Views