Kushi: Transporti për fëmijët mbetet një sfidë, po punojmë për rimbursimin e biletës

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi dhe ajo e Rinisë dhe Fëmijëve, Bora Muzhaqi po mbajnë një konferencë për bilancin e 2022-it dhe pritshmëritë e këtij viti. Kushi u shpreh se transporti për fëmijët mbetet një sfidë po po punonë për rumbursimin e biletës.

“Është sfida tonë. Kemi hapa pozitivë por ka ende shumë punë sepse jo në të gjitha zonat periferike mbulohet shërbimi i transportit që të ketë një mjet që ofron shërbimin. Ne i rimburojmë familjet dhe ata gjejnë zgjidhje alternative. Qëllimi të garantojmë trasportin për nxënësit.

Ne rritëm rimbursimin e biletës së transportit për nxënësit sepse çmimi ishte jo i i leverdisshëm për operatorët kështu që rritja e çmimit që ne mbulojmë i nxit më shumë. Ky vendim që kemi marrë presim të ketë më shumë impakt. Jemi të fokusuar te ky proces sepse është i lidhur ngushtë në klasat kolektike.

Të transferohen drejt shkollave ku mësojnë në kushte normale. Por në rast se ka mundësi transporti, janë të detyruar të jenë në shkolla ku nuk ofrohet mundësia më e mirë”, tha Kushi.

Share With:
Translate »
112 Views