Historia prekëse e azilantes shqiptare, ndërroi jetë vetëm 1 muaj pasi lindi vajzën e saj

Një grua shqiptare e cila kishte shkuar në Britaninë e Madhe për të kërkuar azil, ka vdekur pas lindjes, duke lënë vajzën e saj të vetme dhe mijëra kilometra larg nga çdo familjar tjetër.

Gruaja shqiptare është identifikuar nga mediat e huaja si Duhije Kika , e ndërsa historia e vajzës së vogël është bërë e ditur nga dy mami të cilat prezantuan historinë e saj drejtuesve Cardiff and Vale Health Board .

Ato shpjeguan se si nëna e saj shtatzënë ishte larguar nga Shqipëria dhe kishte mbërritur në Londër në tetor 2015, më pas kishte shkuar në Cardiff vetëm një muaj para se ajo të lindte. E ndërsa është e paqartë se si ajo kishte udhëtuar në Britani të Madhe.

Foshnja ka lindur me prerje cezariane në fund të janarit, ndërsa nëna e saj u sëmurë nga infeksioni i gjakut Sepsis dhe vdiq në fillim të shkurtit.

Mamia e cila e dorëzoi foshnjën, i shkroi një letre për t’i treguar asaj se sa e kishte dashur nëna e saj dhe sa e lumtur ajo ishte kur e kuptoi se foshnja e saj kishte lindur e sigurt dhe e shëndoshë. Në kohën kur ndodhi ngjarja, gazetat shkruanin se si foshnja ishte marrë në kujdestari të përkohshme.

E ndërsa tani është zbardhur historia e plot, asaj iu dha emri Angela dhe është një fëmijë i shëndetshëm dhe i lumtur 18 muajsh që po ngrihet nga një kushëri i nënës së saj në Oxfordshire.
Vajza e Duhije Kikës është nën kujdestarinë e kushëririt të saj, Klodian Kika.

Klodiani, 30 vjeç, është një piktor dhe dekorues, ai u shpreh “Kur kthehem pas në kohë dhe kujtoj historinë trishtohemi, ne kemi qenë vërtet të afërt”.
Sa për vajzën ai thotë se ajo është duke ia dal për mrekulli, ndërsa shton se ajo e quan atë baba dhe gruan e tij mami ”

Share With:
Translate »
781 Views