Strehojnë dhe i ofrojnë punë lypësit, i masakron nënë e bir

Peter dhe Tracey Wilkinson bënë gjithçka mundën për të ndihmuar të pastrehun Aaron Barley, duke i siguruar atij ushqim, strehim madje edhe një punë, një vit para se ai të kryente një akt fatal ndaj familjes së tyre.

Pasi 24-vjeçari u deklarua fajtor për vrasjen e Tracey Wilkinson dhe djalit të saj 13-vjeçar Pierce në shtëpinë e tyre, Peter Wilkinson ka rrëfyer se si ata i ofruan strehim Barley-it, kur gruaja e tij e gjeti duke u dridhur dhe duke lypur jashtë lokalit të tyre.

Duke shpjeguar se si gruaja e tij e kishte takuar Barley-in jashtë supermarketit në Mars të vitit të kaluar, Wilkinson tha se përpjekjet për të ndihmuar ishin tipike për natyrën e saj të butë, e cila ndihmonte gjithashtu edhe të moshuarit.

Wilkinson, 47 vjeç, u sulmua së bashku me vajzën e tij Lydia. Ai arriti të telefononte shërbimin e urgjencës pasi u godit gjashtë herë me thikë dhe kaloi 11 ditë në spital, ku dhe u shërua nga plagët e tij.

“Gruaja ime ishte shumë e dhembshur. Asaj nuk i pëlqente të shihte njerëz në vështirësi dhe ishte gjithmonë e gatshme të ndihmonte këdo.”

I pyetur nëse ai kishte vërejtur ndonjë ndryshim në sjelljen e Barley gjatë kësaj kohe, Wilkinson shtoi: “Do të thosha se kisha vënë re ndryshime, por ndryshime që ishin normale për një ish përdorues droge.”

Barley ishte një i pastrehë, i cili u ndihmua nga familja Wilkinson. Por një vit më vonë ai e sulmoi me thikë duke lënë të vdekur zonjën e shtëpisë, që e konsideronte si mamanë e tij, si edhe djalin e vogël të familjes.

Share With:
Translate »
846 Views