Humb jetën vogëlushja një muajshe, nëna: E putha me miliona herë

Dhimbja për një nënë nuk njeh kufij, teksa varros vogëlushen vetëm një muajshe, pasi luftoi me problemet në zemër.

Markie Ostler, 27 vjeç, ishte e gëzuar kur mësoi se ishte shtatzënë me fëmijën e saj të dytë vetëm disa muaj pasi ajo dhe burri i saj Andrew  kishin mirëpritur djalin e tyre Urban, në korrik 2016-të.

Gjatë shtatzënisë, mjekët informuan prindërit se vajza e tyre e palindur kishte katër defekte në zemër, duke i dhënë asaj shumë pak mundësi për të mbijetuar.

Everly Jo u lind më 6 nëntor 2017 dhe Markie tregon kur e mori për herë të parë në duar vogëlushen: “Unë ndoshta e putha një milion herë. Unë vetëm i thashë të ishte e fortë dhe se ajo do të kalonte këtë situatë”.

Mjekët menjëherë u përqendruan në problemet në zemër të vogëlushes, duke e operuar dy herë para se të mbushte dy javë, por më 9 dhjetor, zemra e saj u ndal dhe mjekët nuk ishin në gjendje ta ringjallnin atë.

Markie tregon sesi ka kaluar çdo çast të mundshëm duke puthur vogëlushen e saj para se ta varroste atë.

Pasi kanë kaluar tre muaj, Markie ka nisur një mision për të rritur ndërgjegjësimin për foshnjat me defekte kongjenitale në zemër, në mënyrë që asnjë nënë të mos kalojë atë që ajo përjetoi.

“Ne duhet të gjejmë një kurë për këto foshnje, për t’u dhënë atyre një shans në jetë. Duhet të gjejmë një kurë në mënyrë që asnjë prind tjetër të mos ndjejë dhimbjen që unë kam”, u shpreh ajo.

Share With:
Translate »
844 Views