Humbën dy djemtë në aksident, u bekuan me dy vogëlushë binjakë

Prindërit fatkeq, të cilët humbën dy djemtë e tyre në një aksident automobilistik, tashmë janë prindërit më fatlumë, pasi në jetën e tyre erdhën dy djem binjakë. Gentry dhe Hadley Eddings pritën ardhjen në jetë të Isaiah Dobbs dhe Amos Reed ditën e hënë. Emrat e dy fëmijëve kanë një kuptim të veçantë për ta, sepse dy djemtë që humbën jetën quheshin Doobs, i cili ishte vetëm dy vjec dhe Reed, që ishte vetëm tetë muajsh në barkun e nënës. Të dy prindërit ishin 28 vjeç në ditën e tyre më të errët të jetës.  Shoferi i kamionit  Matthew Blair Deans , dhe ai 28 vjeç, u dënua me burg, për shkak se sipas ekspertizës ai kishte humbur vëmendjen nga rruga. Çifti Eddings e ka falur shoferin që u bë shkak për  humbjen e dy djemve duke u shprehur: “ Shpresojmë që ne të mbajmë duart e lidhura, kur të shkojmë në parajsë, të gjithë bashkë me djemtë tanë.” Matthew doli nga burgu në Nëntor, pasi i shërbeu komunitetit për rreth 1 vit. Lajmërimi për shtatëzënin e re u postua në rrjetin social Facebook në fillim të ketij viti, me mesazhin: “ Të gjithë ju na keni ndihmuar me lutjet tuaja dhe ne ju jemi shumë mirënjohës!Tani ne do t’ju kerkonim të shtonit dhe dy Eddings të tjerë në lutjet tuaja!  Ne presim binjakë këtë verë!” Çifti  thot se fati i ka ndihmuar të kalojnë këto dy vite të hidhura për ta. Gentry punon në kishën Forest Hills ne Charlotte, ndërsa Hadley është mësuese parashkollori në kishë. Pas tragjedisë në vitin 2015 ata thanë: “ Zoti ka fëmijët tanë në një vend plotë paqe, kështu që dhe ne jemi në një vend plotë paqe. Zoti ka një plan. Kjo është një situat shumë e rëndë. Ne nuk duam që të jemi këtu. Ne nuk e pëlqejmë. Nuk është aspak një situatë e këndëshme.  Jemi tmerrësisht të mërzitur për humbjën tonë. Por ne e dimë se Zoti është i mirë dhe ka një plan për ne, dhe ne e besojmë. E urrej gjithçka ndodhi. Nuk më pëlqen fare. Por unë e besoj Zotin dhe kur është shumë e vështirë. Unë thjesht e besoj. Më duhet ta besoj, duhet ta besoj!” – dhe ashtu ndodhi vërtetë. Çifti mblodhi disa para nëpërmjet fondacioneve të ndryshme, të cilat i ka shpenzuar për fëmijët në nevojë, për të cilët kanë shërbyer gjatë gjithë kohës. 

Share With:
Translate »
816 Views