Identike, Samanta Karavella dhe motra e saj ngjajnë si dy pika uji

Zëri brilant dhe i mrekullueshëm i muzikës shqiptare, Samanta Karavella rrallë herë publikon foto të jetës së saj private apo pjestarë të familjes së saj. Ndryshe nga sot, këngëtarja ka postuar një foto në profilin e saj në “Instastories”.

Së bashku me motrën e saj, të cilën ajo e quan “princesha ime” duke shëtitur në rrugët e Nju Jork-ut, në foton e shkrepur ato duken identike. Ngjyra e flokëve është detaji që bën ndryshimin, por bukuria dhe buzëqeshja në fytyra dëshmon lidhjen e tyre.

Ajo prezantoi motrën e saj me fansat dhe miqtë e Instagram-it, e cila jeton në Nju York dhe ka vendosur të qëndrojë larg jetës së kamerave dhe vëmendjes së publikut, ndryshe nga Samanta, e cila ka zgjedhur artin, muzikën dhe daljet para kamerave.

Share With:
Translate »
2075 Views