Incident në America’s Got Talent, partnerja i rrëshqet nga duart nga lartësia, djali i ndjek live në skenë | Video
Në episodin e të martës të show-t më të famshëm, America’s Got Talent po performonin një çift artistësh Matry dhe Tyrce. Gjatë performancës, juria dhe publiku u panë me antkh, për shkak të lëvizjeve të rrezikshme në ajër, dhe në fakt rreziku ndodhi. Pranë fundit të performancës, Tyrce-s i rrëshket nga duart artistja. Fatmirësisht, çifti kishte vendosur një mbulesë të trashë në dysheme dhe Mary arriti të shpëtonte. Ata u shqetësuan më shumë për atë që do vinte pas incidentit, se si do ndikonte nga juria, madje kërkuan që të përsërisnin shfaqjen.
Por anëtari jurisë Ken Jeong tha: Ne jemi America Got talent, dhe jo America Got Perfection. Kështu që nuk ka nevojë të përsëritet. Ishte fantastike. Juria e kuptoi situatën, aq më tepër për shkak se Tyrce është gati i verbër, pasi vuan nga një sëmundje e syve.
E ndërsa Simon Cowell tha: Nuk besoj se qëllimi ynë është të gjejmë dikë perfekt, nuk e kemi shënuar diku. Kjo e bën këtë çift të mahnitshëm. I bën njerëzorë, edhe pse pasojat janë më të rënda sesa ato që duken më sy, ajo gati theu qafën, dhe fakti që djali është pothuajse i verbër e këtë situatë mahnitëse”.