Infeksionet e veshit po bëjnë namin në plazh, mësoni si t’i shmangni
Me ardhjen e verës dhe fillimin e sezonit të plazhit, është shtuar dhe numri i pacientëve që paraqiten në shërbimin ORL. Veç problemeve me grykët, temperaturën, karakteristike për këtë sezon, ajo që haset më shpesh janë infeksionet e veshit.
Dr. Klodiana Zaharia, duke folur për “Infoshendeti.al, tregon se rreth 80% e otiteve që paraqiten në shërbimin ambulator gjatë këtyre ditëve janë nga veshi i notarit, pra otite externe që vijn sipasojë e futjes së ujit në kanalet e veshit. Ndërkoh që pishinat janë ato që sjellin fluksin më të madh të pacientëve.
Kategoria me e rriskuar janë fëmijët e vegjël, moshat e thyera, nënat shtatzëna, si dhe pacientët që vuajnë nga sëmundje kronike. Ajo çka duhet bërë paraprakisht për parandalimin e këtyre komplikacionve (nëse keni eksperienca të ngjashme nga viti i shkuar),është konsulata me mjekun ORL, marrja e një acidifikuesi ose alkooli borik për dizinfektimin e veshit sa herë dilni nga uji dhe keni ndjesinë e bllokimit.
Me shumë rëndësi është dhe kapja në kohë si dhe vlerësimi i komplikacioneve qe sjell neglizhenca. Sipas Dr. Zaharia, një infeksion veshi i agravuar që ka prekur dhe organet e tjera përreth mund të çojë dhe në trombozë të sinusit cavernos, perforacion dhe abcese të strukturave afër trurit.
Si ndikon vera dhe plazhi në infeksionet e veshit?
Me ardhjen e stinës së verës dhe ngritjen e temperaturave kemi një shtim të numrit të pacientëve që paraqiten pranë poliklinikës tonë me infeksione të veshit. Sigurisht grupi më i madh i këtyre pacientët, janë ata persona kanë nisur tashmë sezonin e plazhit, pra i’u drejtohen plazheve, pishinave, liqeneve etj.
Cilët janë shqetësimet kryesore që paraqesin këta pacientë?
Simptoma e parë dhe më e shpeshtë është bllokimi i veshit. Ky bllokim mund të vijë që nga një dyll i bymyer. Në momentin që pacientët notojnë në ujërat e pishinavë, deteve, liqeneve, ky dyll bymehet dhe bllokon veshin, por shumë herë kjo mund të jetë edhe simptoma e parë e një infeksioni/ një otiti akut. Në rast se bllokimi është kostant, pra thjeshtë kemi ulje dëgjimi, kemi të bëjmë më shume me një bymim. Në rastin e një otiti, pas ditës së parë dhe të dytë fillojnë shenjat e tjera të përkeqësimit, fillon dhe implementohet dhimbja e veshit, kruajtja, era e keqe, ndonjëherë mund të ketë edhe rrjedhje,etj.
Kush janë më të predispozuar për të bërë infeksione të veshit?
Çdo individ që ka një agresion tjetër paralel në trup është më i predispozuar se një person tjetër i shëndetshëm. Për shembull: nëse në plazh shkon një pacient diabetik që është duke u mjekuar për diabetin, ka dhe mjekime për tensionin, ai sigurisht është akoma më i predispozuar se një njëri normal. Ose të marrim një nënë shtatzënë, gratë shtatzëna gjithmonë kanë imunitet më të ulur sesa individët e tjerë, sepse vetë bebi që rritet është një “agresion” për trupin e saj.
Fëmijët e vegjël nën 1 vjeç gjithashtu janë më të predispozuar, pasi kanë imunitet më të ulur. Mos harrojmë që ekspozimi për një kohë të gjatë në diellë, plazh është i lodhshëm dhe gjithashtu ul dhe imunitetin.
Po ashtu edhe personat mbi 70 vjeç, pra ekstremet e moshës, fëmijët e vegjël, moshat e thyera dhe çdo sëmundje shoqëruese kronike shërben si faktor plus predispozues ndaj infeksioneve të stinës së verës.
Çfarë masash duhen marrë për parandalimin e këtyre komplikacioneve?
Masa më korrekte është të shkosh tek mjeku, të bësh një kontroll, një otoskopi dhe të marrësh mjekim nga specialisti kur është nevojshme. Në rast se kjo është e pamundur dhe pacienti e din që vitin e shkuar ka kaluar një infeskion të veshit, ose vitë më parë, pra është i predispozuar, minimalja që mund të bëjë është që të marrë një acidifikues. Janë shumë ilaçe që shiten sot në faramaci me pH të lehtë acid dhe një alkool borik, pra një dizifektant të veshit në mënyrë që në momentin që pacienti del nga deti dhe ka ndjesin e ujit në vesh, pra sikur e ka të bllokuar, fillon i kruhet, i dhemb pak, mund të përdorë, pa ndihmën e mjekut në këtë rast , këto ky dy preparate.
Në rast se infeksioni është shfaqur tashmë, çfarë duhet bërë?
Në rast se fillon dhimbja e veshit, temperatura, pacienti ka netë të vështira sepse (veshi më shumë dhemb gjatë natës), e gdhin gjithë natën pa gjumë, sigurisht që janë shenjat e komplikimit të këtij otiti, infeskioni të veshit, dhe duhet patjetër ndihma e mjekut specialist për të bërë një higjenizim të mirë të veshit/ pastrim dhe vendosjen e trajtmit. Pra vendoset skema e plotë e trajtmit për një otit, që nga antibiotiku numër një, me kombinin, antiinflamtorët, pikat në vesh etj.
Nëse nuk trajtohet në kohë, çfarë ndodh?
Rastet më të rëndomta që vijnë këtu, janë kur pacienti nuk është paraqitur, sëmundja ka agravuar aq shumë sa në kalojmë nga një skemë e thjeshtë trajtimi (4-5 dit me mjekim) në një skemë më të komplikuar. Mjeku do kombinojë antibiotik më të fortë, mund të kalojë në injeksione, skema mund të zgjasi deri në 2-3 javë, pra kjo është të themi numri dy se çfarë ne bëjmë.
Në rast se pacienti e ka kaluar dhe këtë fazë, dhe tashmë infeksionet nga veshi kanë marrë orgnet përrreth, mund te kemi që nga tromboze të sinusit cavernos, performacion, rrjedhje qelbi, abces të strukturave afër trurit, etj, dhe kjo kërkon pastaj hospitalizim të pacientit. Pacienti ka nevojë të shtrohet dhe t’i marri të gjitha mjekimet në rrugë venoze. Pra në këtë rast dalim nga sistemi ambulator.
Sa pacientë paraqiten në shqërbimin ORL me këtë komplikacion gjatë këtyre ditëve?
Rreth 80% e otiteve që paraqiten në shërbimin tonë ambulator gjatë këtyre ditëve janë veshi i notarit, pra janë otite externe që vijnë sipasojë e futjes së ujit në kanalet e veshit.
Çfarë është më pak e rekomanduar, plazh apo pishina?
Pishian është më pak e rekomanduar sepse duke qenë një ambjent i mbyllur pa filtra natyral, përdoret klori me shumicë. Sigurisht dhe individët nuk respektojnë rregullat e higjienës, pra të bëjnë dush para se të futen në pishinë, të shkojnë rregullisht në tualet, etj. Pishina sjell fluksin më të madh te ne të pacientëve me otite.
Po përdorimi i tapave të veshëve, rekomandohet?
Pëlqehen nga shumë mjek, por unë përpiqem që tapat t’i rekomandoj vetëm tek pacientët që kanë perforacion, që do të thotë kanë daullen e shpuar. Pastaj për pacientë që kanë otit por nuk është prekur daullja, unë preferoj që më mirë të hyjë uji dhe të dali përsëri, sesa një vesh i bllokuar me tapë. Kjo sepse veshët nuk janë steril, ne nuk jemi steril, ka mikrobe në sinbiozë që jetojnë me ne në veshët tonë. Kështu që uji është mirë që të hyjë dhe të dali, dhe përdorimi i tapave sa më rradhë.