Në vend të filmit për ariun, nxënësve 9 vjeçar u shfaqet film porno

Fëmijët nëntëvjeçar u përballën me një video pornografike në shkollë në vend të filmit “Paddington Bear”.

Mësuesit u skuqën në fytyrë dhe u detyruan të kërkonin falje për materialin me pamje eksplicite që u shfaq gjatë shfaqjes në Akademinë Croft në Walsall, West Midlands.

Në një letër për prindërit, shkolla shpjegoi se kishte patur një “dështim në filtrat tanë”, gjë që bëri që fëmijët të shihnin klipin e ashpër.

Një prind, i cili qëndroi anonim, tha: “Isha absolutisht e neveritur ta dëgjoj nga goja e fëmijës tim, atë çfarë kishte ndodhur.

“Ne nuk presim ta kenë atë në shkollë, ndërsa përpiqemi për ta parandaluar në shtëpi”.



Share With:
Translate »
819 Views