Ja një mënyrë që prerja çezariane të mos dallohet

Artisti i tatuazheve nga Shangai, Shi Hailei ka ndihmuar dhjetëra gra kineze të rifitojnë besimin te vetja pas lindjes, e këtë e ka realizuar përmes tatuazheve falas për nënat që duan të fshehin shenjat e mbetura nga ndërhyrja cezariane.

I frymëzuar prej artistes braziliane, Flavia Carvalho, puna e së cilës ka ndihmuar një sërë grash, viktima të dhunës familjare, të mbulojnë dëmtimet e pësuara, 32-vjeçari kërkon të bëjë të njëjtën gjë me femrat e vendit të tij, të cilat përjetojne rënie të vetëbesimit pas lindjes së një fëmije.

“Kur përfundova mbulimin e parë falas të një shenje nga lindja, e mendova si arritje të madhe timen, në momentin që pashë buzëqeshjen në fytyrën e asaj nëne. Kështu që vendosa ta bëj sërish. Më jep kënaqësi të madhe kur shoh sesi ia kthen besimin te vetja, fakti që nuk kanë më shenja aq të dukshme në trup”, tha Shi Hailei, artist tatuazhesh.

Shi punon tani falas me dy gra në muaj, e të njëjtën gjë bëjnë edhe kursantët e tij. Nëse ka më shumë se 6 kërkesa në 4 javë, gratë vihen në listë pritjeje. Niveli i lartë i lindjeve cezariane në Kinë i ka hapur rrugën një tregu të bollshëm kremrash e procedurash estetike.

Gratë atje shpenzojnë deri në 300 juanë (50 dollarë) në muaj për një xhel silikoni, me shpresën se do t’ua heqë shenjën e mbetur, ndërsa sallonet e bukurisë ofrojnë trajtime me lazer që shkojnë deri në 2.000 juanë (gati 300 dollarë) për centimetër të lëkurës së dëmtuar.

Shpeshherë, megjithatë, edhje këto metoda rezultojnë të pasuksesshme dhe shpresa e fundit për të fshehur njëherë e mirë shenjat e padëshiruara mbetet tatuazhi.

 

Share With:
Translate »
1879 Views