Bebja lind në avion, e pret ekuipazhi

Ekuipazhi i një avioni të Turkish Airline, ndihmoi një pasagjere të lindte një bebe vajzë ndërsa avioni ishte në fluturim nga kryeqyteti i Guinness, Conakry drejt Stambollit.

Pasagjeres që ishte në javën e 28 të shtatzënisë së saj, Nafi Diaby, i filluan dhimbjet e lindjes pak pasi avioni u nis në fluturim dhe një vogëlushe me emrin Kadiju, lindi në 12.800 metra lartësi. Nëna dhe foshnja u dërguan në spital pasi avioni bëri një ulje emergjence në Burkina Faso.

Si nëna ashtu edhe foshnja raportohet se janë në gjendje të mirë. Turkish Airlines, ashtu si edhe shumë kompani të tjera, lejon fluturimin e grave shtatzëna deri në javën e 35 të shtatzënisë, por një raport mjeku nevojitet duke filluar nga java e 28 e më pas.

Share With:
Translate »
857 Views