Ja si e kaloi Lulzim Basha ditën e heshtjes zgjedhore

Ndryshe nga ditët e zakonshme të fushatës elektorale, Lulzim Basha ka zgjedhur familjen për të kaluar këtë të shtunë. Kryetari i Partisë Demokratike ka shfrytëzuar ditën e heshtjes zgjedhore për të kaluar pasditen me bashkëshortën Aurela dhe dy vajzat e tij. Basha ka postuar një fotot në rrjtet sociale ku shfaqet ulur në një tavolinë në ambient shtëpie, teksa i jep qershi vajzës së vogël. Ndërsa bashkëshortja e tij Aurela, si një zonjë shtëpie qëndron në këmbë në shërbim të familjes.

 

Share With:
Translate »
838 Views