Tani mund ta luani ‘Super Mario’ në rrugë

Shumë prej të rinjve janë rritur me lojën e famshme ‘Super Mario’, ndërsa tani vjen në një version tjetër që mund të luhet në jetë reale. Abhishek nga New York ka krijuar levelin e parë të lojës ku nuk është e nevojshme që të ulesh në kompjuter, por të dalësh në rrugë apo në park për ta përdorur. Ai ka vendosur një palë syze që i japin pamjen e lojës, ndërsa qëndron në rrugë dhe bën lëvizjet me një timon në dorë për të fituar. Ideja për të rikrijuar lojën e tij të preferuar i erdhi kur ishte duke testuar kufjet e Microsoft Hololens, dhe e mbaroi të gjithën për një muaj. Nuk dihet nëse do të përhapet nëpër botë apo do të ketë një level të dytë, por kjo ishte një arritje për Abhishek Singh.

Share With:
Translate »
662 Views