Nëna shndërron në art autizmin e të birit

Pikëllim, zemërim, pranim, art. Ky është udhëtimi i një nëne fëmija i së cilës vuan nga autizmi, përderisa ajo vazhdon të përballet me sfidat e radhës. “E dua djalin tim pa kusht, për personalitetin e tij të bukur, të këndshëm e sfidues. Brengosem jashtëzakonisht shumë për të ardhmen e tij. Edhe pse ka ditë kur ne nuk e pëlqejmë njeri tjetrin, dashuria gjithmonë është aty, kurrë nuk largohet. Për mua autizmin nuk është një problem shkencor, është mënyra unike dhe poetike se si ai e sheh botën”. Kështu është shprehur nëna e cila shndërroi autizmin e djalit të saj në art, përmes fotografive në të cilat paraqitet perspektiva e tij në jetën e përditshme.

Share With:
Translate »
1524 Views