Për Krishtlindje, dhuro një palë këpucë për fëmijët në nevojë

“Këpucët e Krishtlindjes” është një ndër nismat më të reja për të ndihmuar fëmijët në nevojë. E gjitha konsiston në blerjen e një palë këpucëve të reja, të cilat do të dhurohen nga organizatorët tek fëmijët që përballen me probleme ekonomike.

Të ftuar në “Wake Up”, Besmir Meçollari dhe Jonida Kumaraku treguan se synimi kryesor është që të mblidhen sa më shumë pako me këpucë, në mënyrë që të ndihmohen edhe fëmijët e tjerë në rrethe, përveç atyrë në Tiranë.

Ndër të tjera, tek eventi në Facebook shkruhet:

“Shumë fëmijë në Shqipëri nuk kanë mundësinë të gëzojnë një palë këpucë të reja e të ngrohta! Dimri tashmë ka ardhur dhe ne duam të sigurojmë për këta fëmijë këpucë të ngrohta që do t’ua bëjnë ditët në shkollë me të bukura.

Bashkë me ju ne duam të dhurojmë 500 palë këpucë për fëmijët më në nevojë në Tiranë dhe Shqipëri. Ndaj nëse bashkohesh me duke dhuruar një palë këpucë, mund të jetë hapi i parë në udhëtimin transformues të një fëmije.

Si mund të përfshiheni?
-Përhapni lajmin tek sa më shumë njerëz;
-Dhuroni një palë këpucë të reja;
-Ofroni kohën tuaj si vullnetar për grumbullimin dhe shpërndarjen e këpucëve;
-Dhuroni financiarisht për të blerë një palë këpucë.”

Datat e fundit për grumbullimin e këpucëve janë 15 – 16 dhjetor, ora 10:00 – 18:00 te Piramida, Tiranë. Falë nesh një fëmijë nesër do të thotë: “Isha i zbathur dhe ju më mbathët!”.

Nëse dëshironi të kontribuoni, mund të drejtoheni këtu.

Share With:
Translate »
764 Views