Jashtëqitja e bebeve zbulon nëse do të jenë të mençur kur të rriten

Nëna dhe babai gjithmonë mendojnë që bebja e tyre është më e mençura dhe që do të jetë gjeni, pa marrë parasysh se a janë në gjendje që të bisedojnë apo të zhvillojnë shkathtësitë motorike. Më të këqij se prindërit, kur është fjala për mundësitë objektive të trashëgimtarëve, mund të jenë vetëm gjyshet dhe gjyshat. Lajm i mirë për të gjithë është që ekziston mënyra e zbulimit të IQ-së të fëmijës në bazë të dukjes së jashtëqitjes në pelena.Se ekziston lidhja interesante midis materies fekale të bebes dhe koeficientit të saj të inteligjencës ka zbuluar profesoresha e fiziatrisë e Universitetit të Karolinës Veriore Rebecca Knickmeyer.Gjatë hulumtimit janë marrë mostrat e jashtëqitjeve të 89 njëvjeçarëve, të cilat pastaj janë ndarë në tri kategori të ndryshme.Këto kategori janë bazuar në përbërjen bakteriale të mostrave. Një vit pas grumbullimit dhe testimit, janë analizuar edhe nivelet kognitive të çdo fëmije.Fëmijët me dallueshmëri më të madhe të mikrobeve në jashtëqitje kanë treguar që kanë shkathtësi më të ulëta kognitive.– Lidhja midis baktereve të zorrëve dhe aftësive kognitive janë gjetur edhe te brejtësit, mirëpo kjo është hera e parë që janë zbuluar diagnoza të ngjashme te njerëzit – ka thënë Knickmeyer.Mirëpo, është ende herët që prindërit të fillojnë që të angazhohen drejt përdorimit të probiotikëve për trashëgimtarët e tyre.– Ky është vetëm fillimi. Nuk jemi në gjendje që mund të themi: Pra, t’i japim çdo fëmije probiotik të caktuar – ka thënë bashkautorja e studimit A. Karlsson.

Share With:
Translate »
1387 Views