Jona Spahiu qau kur kuptoi që i biri do të ishte Virgjëresha

Ah, brezi i ri. Më i fiksuar se kurrë pas horoskopit. E dinit që në Anabel lajmet më të lexuara janë gjithnjë, gjithnjë në lidhje me horoskopin? S’ka rëndësi muaji, viti, klima politike a ekonomike. Horoskopi mbizotëron. Prandaj, s’është habi e madhe që Jona Spahiu u prek shumë kur kuptoi se djali i saj, do t’i përkiste shenjës së Virgjëreshës.

Sapo kuptoi se i kishin plasur ujërat, Jona zgjoi bashkëshortin përkrah saj. “Urime për djalin tënd Virgjëresha,” i tha ai dhe aty Jonës iu ngritën nervat. “Frenkli i ka tallur gjithë jetës djemtë Virgjëresha ishte gati të sillte në jetë një djalë Virgjëresha po atë ditë. Dhe unë qaja, sepse nuk doja që djali im të ishte Virgjëresha, nuk qaja për asgjë tjetër. Shkojmë në spital dhe gjithë rrugës i thoja vetes që ‘jo, djali im nuk do të lindë sot,’ sepse akoma s’e kisha kuptuar që kjo gjë po më ndodhte mua,” thotë ajo në vlogun e saj të parë.

Për të qartësuar ca gjëra, Virgjëreshat janë një shenjë fantastike. Le të mos harrojmë pastaj gjithë këta burra të njohur në botë që janë Virgjëresha: Michael Jackson, Tom Hardy, Freddie Mercury, Idris Elba, Warren Buffet, Jimmy Fallon e të tjerë.

Jona, je me fat që ke një djalë Virgjëresha. Mund të ishte më keq. Mund të ishte… Binjak!

Share With:
Translate »
772 Views