Mos po kërkojmë shumë nga fëmijët duke i çuar në kurse që të vegjël?

Të mbash një fëmijë të zënë me aktivitete është zgjidhja më e mirë. Vetëm se nuk është aq e lehtë. Një udhëzues se si mund t`ia arrish, është i nevojshëm.

Si mund të arrihet?

Me një sport, një kurs anglishteje, teatri, muzike apo në festat me shokët?

Për të zgjedhur aktivitetet e duhura duhet pasur parasysh mosha, temperamenti, preferencat, qëndrimit, lloji i aktivitetit dhe sasia e tij.

Dhe sigurisht, fëmija nuk duhet detyruar për të bërë një aktivitet të caktuar, por duhet inkurajuar gradualisht.

Në moshën 2-3 vjeçare fëmijët janë në fazën e eksperimentimit. Nuk duhet të lodhen shumë. Kështu që duhet të luajnë në shesh lojërash, në kënde lojërash, ose në shtëpi.

Sa duhet të angazhohet një fëmijë që shkon në kopsht?

Kjo varet, sepse një fëmijë që shkon në kopsht është shumë i lodhur. Nuk mund të ketë edhe një pasdite të ngjeshur se do ishte e vështirë për ta përballuar.

Fëmijët e grupit të parë të kopshtit janë edhe më të vegjël. Në këtë fazë duhet të mësohen dalëngadalë me ritmin. Vetëm se duhet ruajtur me kujdes një balancë mes kopshtit, lojës, kurseve dhe disa minutave vetëm për të pushuar.

Fëmijët e grupit të dytë të kopshtit janë gati për të praktikuar një sport ose për të ndjekur një kurs të mirëfilltë. Një herë ose dy herë në javë, gjatë pasditeve, jo më shumë.

Kurse fëmijët 4-5 vjeç mund të angazhohen gjatë fundjavave.

Në vitet e shkollës fillore, ideali për një fëmijë do të ishte të praktikonte një sport rregullisht (madje edhe dy herë në javë). Gjithashtu edhe ndjekja e gjuhës angleze mund të bëhet pa problem.

Tani do ta dish me siguri nëse po i investon paratë në fushën dhe kohën e duhur për kurset dhe aktivitetet e fëmijëve.

Share With:
Translate »
654 Views