Video kur Jonida Shehu përlotet nga surpriza e të bijës në emision
12 qershori është një ditë e shënuar për moderatoren dhe gazetaren e njohur Jonida Shehu. Në 35-vjetorin e saj, ditën e sotme teksa po prezantonte të ftuarën e rradhës, rregjia vendosi këngën “Happy birthday” dhe në studio i erdhi një buqetë me lule nga kolegia, Marigona. Buqeta mbante një pusullë ku shkruhej “Mami, edhe 100. Për lulet dhe lekët më ndihmoi babi”! Vajza e Jonidës është ende e vogël për të shkruar letra dhe për të bërë surpriza të tilla por gjithsesi babi ia doli të përlotë bashkëshorten. /Kids’ Time