Ka gjashtë fëmijë dhe të gjithë nën gjashtë vjeç

Krechelle Carter është nëna e gjashtë fëmijëve të cilët janë nën moshën gjashte vjeçare. Ajo ka treguar se si ofendohet nga njerëzit me pyetje provokuese, duke shkruar në llogarinë e saj edhe pyetjet më të bezdisshme, raporton DailyMail. 

Një zonjë e ndershme në të dyzetat erdhi e më pyeti: Ata nuk janë të gjithë tuajt, apo jo??!’

“Po, sigurisht që janë, të lindur dhe edukuar nga mitra ime. Mjaft e çuditshme që legeni im është ende fantastik”, i është përgjigjur ajo.

“A kanë të gjithë ata të njëjtin babai ????”, është pyetja tjetër.

“Epo ne nuk i kemi testuar gjenetikisht, por ne jemi mjaft të sigurt, sepse katër të parët kanë gjestet e babait”.

Ajo ka thënë se nuk është në rregull që dikush të ndihet sikur sasia e fëmijëve që kanë është e gabuar ose e drejtë.

“Në të vërtetë nuk është punë e njeriut nëse keni zero fëmijë ose dhjetë fëmijë, nëse janë të lumtur,  të shëndetshëm dhe të dashur! Ne të gjithë duhet të mbështesim njëri-tjetrin”, ka thënë tutje Carter.

Share With:
Translate »
719 Views